Portrete të firmave
Kompania e shqiptarit vesh moderatorët e „Sky Sport Austria“
Gjigandi i kanaleve sportive për Austri, "Sky Sport Austria" tash e një kohë ka filluar bashkëpunimin me një kompani tekstili të një shqiptari. Kjo u realizua falë punës serioze dhe kreative të kompanisë "Loraza" të Azam Rexhepit
Me seli në Wels të Austrisë, “Loraza” ka arritur së fundmi të nënshkruajë kontratën, e cila i mundëson të krijojë veshjet elegante të moderatorëve të “Sky Sport Austria”.
Themeluesi i kësaj kompanie, Azam Rexhepi, ka sqaruar për albinfo.at se “Sky Sport Austria” kishte pasur partneritet me kompaninë e “Hugo Boss” para se t`ia besonin krijimin e veshjeve “Loraza”-s.
“Kemi rënë në kontakt me shefin e marketingut të `Sky Sport Austria` dhe kemi biseduar për veshjet, ku më ka treguar se kanë nevojë për një partner të ri, meqë kontrata me `Hugo Boss` iu kishte përfunduar. Ai më ka ofruar një shans për të prezantuar konceptin e veshjes elegante këmishë, pantallona, setër, kravatë, rrip dhe këpucë për moderatorët e “Champions League” dhe “Bundesligën Austriake”, sepse këto dy kategori shikohen më shumë në Austri. Ndërsa, veshje më sportive kemi prezantuar për sportet e tjera, si: basketboll e tenis. Meqë konceptet u kanë pëlqyer, atëherë kemi arritur të nënshkruajmë kontratën e partneritetit edhe për punëtorët e tjerë të televizionit”, ka sqaruar Rexhepi.
“Me hapa të vegjël, por të sigurt”
Ai ka treguar se prindërit e tij kishin ardhur nga qyteti i Prizrenit në shtetin gjermanofolës që në vitin 1989. Ndërsa, kur ai ishte 21 vjeç, kishte përfunduar shkollën për dizajn. Por, Rexhepit i është dashur të punojë e mësojë për të arritur fillimisht eksperiencën në tekstil dhe biznes. Ndërsa, thotë se i ka ndihmuar shumë edhe të qenit senator në Senatin Austriak të Ekonomisë.
“Sikur për çdo kompani, edhe për timen ka qenë i vështirë depërtimi në tregun austriak. Në moshën 21-vjeçare kam startuar bashkë me motrat kompaninë e reklamave `Rex`. Pas disa vjetëve kam bashkëpunuar me një kompani të tekstilit në Kosovë, deri sa më pas vendosa ta krijoj kompaninë me gruan time dhe nisëm shitjen në tregun austriak. Po ashtu, jam prej 5 vjetësh Senator në Senatin Austriak të Ekonomisë, ku kam krijuar kontakte të fuqishme për bashkëpunim”, ka thënë ai për albinfo.at.
Varësisht nga kërkesat, “Loraza” bashkëpunon me shumë shtete si: Spanja, Portugalia, Italia, Kroacia, duke përfshirë edhe Kosovën.
Ç’ kuptim ka emri i kompanisë “Loraza“
Por, ndonëse emri tingëllon italian, ai ka domethënie tjetër. “Emri Loraza vjen nga 3 shkronjat e emrit të djalit tim – Loris dhe 3 shkronjat e emrit tim, Azam. Dhe Loraza tingëllon italian – perfekt për kategorinë e modës”, është shprehur Rexhepi.
Kompania nuk prodhon për individë, por prodhon veshje për punëtorët e nivelit të lartë. Po ashtu, synim i kompanisë është edhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve. “Kemi marrëveshje me kompani në Kosovë, aty kemi startuar dhe për shkak të kërkesës ka qenë nevoja të lidhim kontrata me produksione në shtete të ndryshme. Por, kurrë me shtetet si Kina apo Bangladeshi, sepse ne nuk e përkrahim konceptin të prodhojmë sa më lirë e t`i shkelim të drejtat e punëtorëve”, ka thënë Rexhepi.
Pas suksesit të kontratës me “Sky Sport”, planet e “Loraza-s” për të ardhmen janë të qarta. Shumë shpejt pritet një koleksion i veshjeve që do të bëhet në bashkëpunim me personazhe të njohura të Kosovës dhe që do të quhet “Black Label”.
Ndërsa, plan tjetër i kompanisë mbetet zgjerimi i prodhimit edhe në tregun gjerman.
Box
Kush është Azam Rexhepi
Në Austri erdhi si i vogël. Në moshën 21 vjeç filloi biznesin e tij me një agjenci marketingu. Pak vite më vonë vendosi të bëjë marketing „për veten e tij“. Azam Rexhepi themeloi kompaninë e modës dhe tekstilit “Loraza”, e cila njihet në treg dhe është e specializuar për veshjet e ndërmarrjeve, veshje të punës dhe tregtimit. Së fundmi, kompania “Loraza” është kompania zyrtare që kujdeset për veshjet elegante të moderatorëve të “Sky Sport Austria”.
Box 2
Çfarë do të thotë “Loraza”
Ndonëse emri tingëllon italian, ai ka domethënie tjetër. “Emri Loraza vjen nga 3 shkronjat e emrit të djalit tim – Loris dhe 3 shkronjat e emrit tim, Azam. Dhe Loraza tingëllon italian – perfekt për kategorinë e modës”, është shprehur Rexhepi.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë