Futboll

3 mungesa të mëdha për Kosovën

Sikur të mos mjafonte forma jo e mirë e Kosovës në ndeshjet e fundit, telashet janë shtuar me mungesën e tre lojtarëve tjerë

Futbollistët e Kosovës janë nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajnë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë, njofton faqja e FFK-së, përcjell albinfo.ch.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

Kosova nga tri ndeshje ka grumbulluar një pikë në Ligën e Kombeve, aq s aka edhe Moldavia, derisa Greqia dhe Sllovenia kanë grumbulluar nga shtatë.