Kosova

Kosovë: Kalon Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Me 64 vota për, në lexim të parë ka kaluar votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Opozita, LVV dhe PDK, në fillim të seancës kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket votimit për këtë projektligj dhe se rrjedhimisht do të votojnë kundër.

Ka qenë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, që e ka dhënë kumtin për mbajtjen e kësaj seance dhe për nënshkrimet që kanë mbledhur si mazhorancë.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike do t’u mundësojë qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.