Lajme
Dr. Mentor Bilali merr detyrën e shefit mjekësor të Spitalit Regjional në Langenthal
Që nga 1 janari 2021, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal
“Kolege dhe kolegë të nderuar, kam nderin e veçantë ta ndaj me ju një lajm madhështor jo vetëm për komunitetin tonë profesional por edhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në Zvicër”. Kështu u drejtohet kolegëve të tij mjekë në Zvicër me një postim në fb, mjekja psikiatre, dr.Valbona Hysenaj Miftari, njëherësh sekretare e përgjithshme e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Ajo me këtë rast bën të ditur lajmin e mirë se një koleg i saj, dr. Mentor Bilali është avancuar në pozitë, shkruan albinfo.ch. “Shoku ynë i dashur Mentor Bilali është emëruar Chefarzt (shef mjekësor) dhe që nga 1 janari 2021, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal”. Fjala është për Spitalin Regjional të Oberaargaut, me seli në Langenthal, Kantoni i Bernës.
Po kështu avancimin e dr. Bilalit e ka përshëndetur përmes fb-së edhe kolegu tjetër i tij, kardiologu dr. Florim Cuculi.
Mentor Bilali është me prejardhje nga Breznica, komuna e Bujanocit, por, prej vitesh familja e tij është shpërngulur në Gjilan. Në moshën 4-vjeçare kishte migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka të kryer në Reiden të Kantonit të Lucernit, shkruan albinfo.ch. Gjimnazin e ka përfunduar në Sursee, në po këtë kanton.
Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar pas 6 vjetësh studime në vitin 2008 në Universitetin e Baselit. Specializimin e parë që kishte zgjatur 3 vjet, e ka bërë në kirurgji (kirurgjia e përgjithshme dhe abdominale), në Spitalin Kantonal në Olten dhe në urologji në Spitalin Universitar të Bernës (Inselspital).
Pastaj 3 vite e gjysmë i kanë kaluar për specializim të mjekësisë interne në Klinikën universitare në Aarau (AG). Specializimin e dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën Universitare të Cyrihut, e ka përfunduar vjeshtën e vitit 2018. Në po këtë spital ai ka punuar edhe si kryxemjek (Oberarzt).
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriDr.Mentor Bilalli
- Prejardhja:Breznicë/Bujanoc
- Vendi ku vepron:Langenthal
- Profesioni:Kryemjek (Oberarzt)
Të ngjashme
Gjithçka rreth Covid-19, përgjigjen mjekët shqiptarë në Zvicër
- Mantelbardhët shqiptaro-zviceranë, ambasadorë të integrimit dhe zhvillimit
- Me mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
- Mjekët shqiptarë në Zvicër ju përgjigjen në Albinfo.ch
- Shqiptarët dhurojnë gjak në Spitalin Kantonal në Aarau
- Sonte në sf1, dokumentari “Shqiptarët e mirë…”
- Vihen në siklet me fenë e tyre
- „Flas shqip me pacientët e mi“
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës