Shqipëria

Shqipëri: Nga java tjetër, maska e detyrueshme në çdo ambient

“Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient”. Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas Ramës, kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

“Të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku do të jenë ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë, te fatura e dritave, njoftoi më tej Kryeministri. Maska nuk ka qenë as këtu, as në shumë vende e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtarë dhe, siç e dini, është një temë që është diskutuar, por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit kur je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty”.

“Maska do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te faturat e dritave. Të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që t’i shmanget gjobës. Të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase. Mendoj se gjoba do të jetë e fundit dhe nuk duhet arsyeja pse njerëzit duhet të vejnë maskën. Jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë shërbimet dhe të gjitha bizneset, duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie, por Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë gjithë territorin dhe do të jenë me tolerancë zero për maskat”, ka thënë ai.