Lajme
Pasqyra e gjendjes aktuale me Covid-19 në Zvicër dhe Austri
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve dhe bëhet thirrje nga BAG për kujdes, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë mbi 60 mijë nfektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifren e 1.4 milionëve.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Edhe në Austri numri i infektimeve me Covid -19 ka shënuar rritje. Mbi 1.7 milion testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë mbi 1.7 milion testime gjithë popullatës austriake, transmeton albinfo.ch.
Nga numri total i testimeve, mbi 53 mijë persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Austri janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në mbi 42 mijë persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës