Lajme

Instagrami shënoi 10-vjetorin, ja çfarë duhet të dini

Aplikacioni, i cili revolucionoi marrëdhënien tonë me imazhin, që krijoi një profesion të ri, atë të influencerit, u hodh në treg para 10 vjetëve, ku vetëm pas një viti shënoi mbi 10 milionë përdorues.

Aktualisht, ka 1 miliard përdorues në muaj. Fillimisht aplikacioni i Instagramit, që u hodh në treg më 6 tetor 2010, ishte krijuar për sistemin IOS të Apple, me rastin e daljes së Iphone 4. Ky aplikacion vinte pas shumë përpjekjeve të Kevin Systrom dhe Brian Kreiger, dy kolegë universiteti në Stanford, gjeni në llojin e tyre. Më 2012 vjen kthesa e madhe.

Facebook-u e bleu për një shifër shumë më të ulët, me vlerën që ka sot. Progresi që shënoi ishte i frikshëm falë risive që aplikoheshin në platformë. Më 2013 futen dhe videot, pas tre vjetësh IGTV (i cili ka nevojë akoma përmirësim) dhe së fundi Reels, një klon i TikTok-ut, për t’i bërë konkurrencë aplikacionit kinez. Me rastin e 10-vjetorit të tij, Instagram ka vendosur t’u ofrojë përdoruesve të tij një suprizë, e cila ka të bëjë me modifikimin e logos, duke propozuar madje dhe ikonën klasike, të fillimit të tij në stilin Polaroid që e ka përdorur për 5 vjet me radhë. Do të ketë dhe variante të tjera, si ngjyra të ndryshme mbi logon aktuale e shumë të reja mbi ruajtjen e fotove e arkivave në vite. Kjo surprizë megjithate, do të zgjasë vetëm për muajin tetor. /Albinfo.ch