Shqipëria
Shqipëria renditet në vend të dytë në botë për azilkërkim
Shqipëria, vendi i dytë në botë në raport me popullsinë, rriten sërish kërkesat për azil nga shqiptarët
Tani më kërkesat për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, pasi ishin reduktuar ndjeshëm në periudhën e karantinës. Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Europiane e Azilantëve (EASO), në korrik kërkesat për azil për herë të parë dhe riaplikime nga shqiptarët ishin 505 në total. Në krahasim me qershorin, kërkesat për azil janë rritur me 28%, përcjell albinfo.ch.
Me izolimin nga pandemia, kërkesat për azil ranë ndjeshëm, duke zbritur në vetëm 90 në maj. Për 7-mujorin, aplikimet ranë me 72%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, në korrik Shqipëria, ndonëse është e 14-a për aplikimet për azil, u rendit e dyta, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të EASO dhe popullsisë përkatëse të vendeve kryesore azilante të përpunuara nga Monitor.
Duhet thekasuar se Siria është e para në botë, me 35 aplikime për azil për 100 mijë banorë. Shqipëria vjen e dyta, ndonëse në numër ka më pak aplikantë se Afganistani, Venezuela, Kolumbia, Iraku, Pakistani, Turqia etj, kjo ngase ka një popullsi shumë më të ulët. Në korrik, nga Shqipëria kishte gati 18 aplikime për 100 mijë banorë.
Në vend të tretë është Gjeorgjia (14.4), më pas Venezuela (13.3) dhe i pesti është shteti tjetër shqipfolës, Kosova, me 10.2 aplikime për 100 mijë banorë në korrik.
Shqiptarët janë këmbëngulës për të ikur, teksa sipas EASO, kanë një numër të lartë riaplikimesh.
Ikin të rinjtë
Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Eurostat treguan se pjesa më e madhe e aplikimeve për azil nga Shqipëria po bëheshin nga të rinjtë. Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.
Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër? Afati i fundit për ndryshimin e siguruesit tuaj shëndetësor zviceran është më 30 nëntor. Këtu janë...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie