Kosova

100 ditë qeverisje, Hoti raporton në Kuvend

Është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100-ditëshin e qeverisjes së tij.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, ku do të raportojë kryeministri, do të nisë seancën në orën 11:00.