Lajme
Kompania ‘Coca Cola’ do të mbyll 250 vende pune në Zvicër
‘Coca-Cola HBS Schweiz’ ka në plan të eleminojë 120 vende pune gjatë disa muajve të ardhshëm.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, kompania fajësoi rënien e fitimeve si rezultat i ndryshimeve në zakonet e konsumatorit tash e sa kohë.
Dega zvicerane e gjigantit të pijeve theksoi se pandemia ka përshpejtuar më tej këto ndryshime, duke e bërë të nevojshme ndërmarrjen e veprimeve.
Kompania deklaroi se aktualisht punëson rreth 650 punëtorë në dy vendet e saj të prodhimit në Dietlikon dhe Vals, shkruan swissinfo.ch, transmeton Albinfo.ch
Shkurtimet do të prekin kryesisht selinë në Brüttisellen, në periferi të Cyrihut dhe zonat e padobishme të biznesit.
“Coca-Cola HBS Schweiz” shtoi se do të vendoset një plan shoqëror, me synimin për të gjetur zgjidhje të pranueshme për secilin nga punonjësit në fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra