Kosova
Kosova, aktualisht, shteti më i sigurt në Ballkan për Covid-19
Referuar statistikave ditore të prekjeve me virusin Covid-19, Kosova po shënon më së paku raste të infektimeve në tërë shtetet e Ballkanit, shkruan albinfo.ch.
Mesatarja e infektimeve ditore në Kosovë është mes 40 dhe 55 infektime, për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë një mesatare më të lartë mes 100 dhe 300 infektime në ditë.
Tashmë Kosova po qëndron relativisht mirë me infektimet me koronavirus, dhe shumë shtete kanë larguar Kosovën nga lista me rrezikshmëri të lartë, shkruan tutje albinfo.ch.
Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive, ka njoftuar IKSHPK-ja. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor