Kosova

Gjermania ndihmon me 15 respiratorë shëndetësinë kosovare

 

Vazhdon ndihma gjermane për shëndetësinë kosovare. Informacionet e fundit nga autoritetet gjermane thonë se Gjermania do t’ia dhurojë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) 15 respiratorë, shkruan albinfo.ch.

Dhurimi i 15 respiratorët për QKUK-në në mëngjesin e sotëm do ta bëjë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë dhurimit të respiratorëve do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.