Lajme
Ja cili është burimi kryesor i të ardhurave për 33% të familjeve shqiptare
Burimet e të ardhurave të familjeve në dekadën e kaluar tregojnë se ekonomia shqiptare ka qëndruar në vendnumëro në modelin e saj të zhvillimit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përfituara nga një anketë e posaçme, burimi kryesor i të ardhurave në familje mbetet pensioni, ku shihet se në 33% të familjeve të anketuara, kjo e ardhur ishte kryesorja, përcjell albinfo.ch.
Edhe në vitin 2010, pensioni kishte të njëjtën peshë në të ardhurat e familjeve, pasi 31% të tyre e kishin përcaktuar si burim kryesor. Me plakjen e popullsisë dhe largimin e më shumë familjeve në emigracion, shihet se të ardhurat nga pensioni e kanë zgjeruar peshën në të ardhurat e familjeve gjatë dekadës me 2%.
Burimi i dytë më i madh i të ardhurave, në 26%, në familjet shqiptare, është punësimi në sektorin privat. Ky burim të ardhurash shihet të jetë reduktuar nga viti 2010, ku raportohej se 27% e familjeve i siguronin të ardhurat në këtë mënyrë.
Burimi i tretë më i madh janë të ardhurat nga vetëpunësimi, të cilat janë mjeti kryesor për jetesën e 24%% të familjeve. Në raport me vitin 2010, familjet që sigurojnë të ardhurat nga vetëpunësimi janë rritur me 4 pikë përqindje. Vitet e fundit, të vetëpunësuarit janë në krizë për shkak të konkurrencës nga zinxhirët e mëdhenj dhe rënies së konsumit, shkruan monitor.
Burimi i katërt më i madh i të ardhurave është sektori shtetëror, burimi kryesor për 11% të familjeve shqiptare. Ky burim të ardhurash ka pësuar rënie të peshës me 2 pikë përqindje nga viti 2010.
Remitancat janë ende një furnizues i madh me të ardhura i ekonomive familjare. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, 5% e familjeve shqiptare kanë pohuar se kishin burim kryesor të ardhurash prurjet nga emigracioni. Pesha e tyre në raport me vitin 2010, ka pësuar ulje me 2 pikë përqindje, por për një përqindje më të madhe familjesh, remitancat vijojnë të jenë një ndër burimet kryesore të të ardhurave.
Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar burim kryesor të ardhurash asistencën sociale, në raport me 3% të familjeve në vitin 2010. Ndërsa është rritur numri i familjeve që kanë si burim kryesor, të ardhura nga qira ose nga dividendët në 2% të totalit të familjeve në anketë, në vitin 2010 ishin vetëm 1% e familjeve që i siguronin të ardhurat në këtë mënyrë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë Kontrollet e kryera nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCD) kanë çuar në përgjimin...
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore