Kosova

Vjosa Osmani ofendohet nga përkrahës të LDK-së

Përplasja e kryeparlamentares Vjosa Osmani me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë që në rrjete sociale të niset një fushatë kundër ish-nënkryetares së Lidhjes Demokratike. Disa faqe në Facebook që mbështesin LDK-në kanë publikuar shkrime kundër Osmanit. Në njërin prej tyre ajo quhet “argate e Rexhep Selimit”, derisa shkruhet se ka ofenduar LDK-në e gjithë kryesinë e saj.

Këto reagime vijnë pas përplasjeve Mustafa-Osmani, në njëvjetorin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku LDK-ja u radhit e dyta.

https://www.facebook.com/LdkPerKosoven/photos/a.480242762074240/3224152627683226/?type=3

https://www.facebook.com/RugovaNaMungon/posts/3265356526851636