Shqipëria
Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, rritje e numrit të të infektuarve
Është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 149 persona të tjerë.
Deri më tani janë shëruar 139 qytetarë, duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.
Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut po konsiderohet një tjetër vale e re e koronavirusit, i janë shtuar edhe 191 raste të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për 24 orëshin e fundit janë realizuar 1 350 teste. Ndërsa vetëm një ditë më parë u shënua shifra rekord e të infektuarve, 243 raste të reja, kurse të premten u regjistruan 225 raste për vetëm 24 orë. Në 72 orët e fundit u regjistruan 659 raste të reja, ndërsa gjithsej me koronavirus në vend janë identifikuar 18 790 persona.
Ministria e Shëndetësisë
“Janë regjistruar 191 raste të reja me Covid-19 edhe atë: në Shkup 96, Kumanovë 4, Shtip 5, Prilep 13, Tetovë 15, Veles 1, Manastir 3, Kavadar 1, Gostivar 4, Gjevgjeli 4, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçan 15, Pehçevë 1, Berovë 4, Vallandovë 2, Vinicë 5, Dellçevë 2, Sveti Nikollë 2, Kërçovë 2, Resnjë 2, Negotin 1”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër? Afati i fundit për ndryshimin e siguruesit tuaj shëndetësor zviceran është më 30 nëntor. Këtu janë...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie