Lajme

Poetja shqiptare nga Zvicra, merr titullin “Ambasadore e Paqes”

Federata për Paqen Universale u jep titullin « Ambasador i Paqes »personaliteteve shembullore që jetojnë për të tjerët dhe u përkushtohen aktiviteteve me qëllim promovimin e vlerave morale universale

Poetja shqiptare Fatime Kalimashi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka marrë titullin “Ambasadore e Paqes” nga Federata për Paqen Universale, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se Fatimja u zhvendos në Zvicër në vitin 1995, ku jeton dhe punon tani.

Lirikat e saj janë përjetime artistike, të cilat japin mesazhin e së bukurës, në jetë dhe në art, shkruan tutje albinfo.ch.

Federata për Paqen Universale u jep titullin « Ambasador i Paqes »personaliteteve shembullore që jetojnë për të tjerët dhe u përkushtohen aktiviteteve me qëllim promovimin e vlerave morale universale, një jetë të qëndrueshme familjare, bashkëpunim ndërfetar, harmoni midis Kombeve,media të përgjegjshme, ripërtëritja e Kombeve të Bashkuara dhe vendosja e një kulture paqeje.

Duke kapërcyer pengesat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqe kontribuojnë në realizimin e ëndrrës shekullore të njerëzimit:

një botë e bashkuar dhe paqësore në të cilën harmonizohen dimensionet shpirtërore dhe materiale të jetës.

Federata për Paqen Universale ka nderin të emërojë « Ambasadoren e Paqes « FATIME KALIMASHI në 3 Tetor 2020 pas pjesëmarrjes në një ditë seminari Zoom të organizuar nga CHantal Chételat Komagata SG. FPU Zvicër. /Albinfo.ch.

Fotografia e Fatime Kalimashi

Fotografia e Fatime Kalimashi