Lajme

Afro 1.7 milion testime ka kryer Austria për Covid

Të dhënat e fundit në Austri rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi

Rreth 1.7 milion testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 1,673,868 testime, transmeton albinfo.ch.

Situata pandemike në Austri, muajin e kaluar është konsideruar me rritje të dukshme të infekimeve, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar.

Nga numri total i testimeve, 47,432 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka rritje të infeksioneve. Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Austri janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 38,045 persona.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.