Lajme
Afro 17 mijë infeksione në 24 orë, Franca shënon rekordin
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar afro 17 mijë raste të reja.
Në Francë, numri i infeksioneve të reja ka njohur një rritje të madhe ditëve dhe javëve të fundit. Ndërsa sot ky numër është rritur për herë të parë në +16,972 persona të prekur, ndërsa numri i përgjithshem ka kaluar shifren e 606,625 personave, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, brenda 24 orëve, janë shënuar 49 viktima shkaku i koronavirusit, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore franceze.
Për të luftuar përhapjen në rritje të virusit, disa masa të detyrueshme në të gjithë vendin, priten të bëhen, si në transportin publik ashtu dhe në hapësirat e mbyllura publike si dyqanet apo restorantet.
Për shkak të numrit në rritje të rasteve, autoritetet lokale po shqyrtojnë marrjen e masave shtesë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën