Lajme

Kreu i Qeverisë së Gjenevës rezulton pozitiv me koronavirus

Hodgers është në karantinë, ku do të qëndrojë deri më 12 tetor. Qeveria e Gjenevës do të drejtohet nga zëvendësi i tij në Qeverinë e Gjenevës, Mauro Poggia

Kreu i Qeverisë së Kantonit të Gjenevës, Antonio Hodgers (Të Gjelbrit) ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për për koronavirus, shkruan srf.ch.

Rezultati është bërë i ditur të premten në mbrëmje, njofton departamenti presidencial i Gjenevës, transmeton albinfo.ch. Hodgers aktualisht është në karantinë, ku do të qëndrojë deri më 12 tetor.

Në konsultim me shërbimin e mjekut të kantonit, është kryer një analizë e thelluar për të përcaktuar nëse ai kishte kontakte me njerëz të tjerë në distancën nën 1.5 m gjatë periudhës së infeksionit.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në karantinës, Qeveria e Gjenevës do të drejtohet nga ministri në qeverinë e Gjenevës, Mauro Poggia, i cili njëherësh është nënkryetar i Këshillit Qeveritar, përcjell albinfo.ch. Antonio Hodgers nuk është anëtari i parë i ekzekutivit që është infektuar me Covid-19. Para tij Nathalie Fontanet ishte testuar pozitivisht në fillim të pandemisë, në muajin mars.