Kosova
Kosova në linjë me SHBA-në, Shqipëria me BE-në, në raport me ambasadën në Jerusalem
Kryeministri Edi Rama publikoi në mëngjes letrën që kishte marrë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku mes të tjerash, e inkurajon Shqipërinë që dhe ajo të spostojë ambasadën e saj në Jerusalem.
Ndërsa më pas, gjatë një konfernce të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Hoti, Kryeministri Rama tha se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka pasur më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj dhe i vetmi vend ku gjetën strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve.
“Shqipëria është vendi, ku shqiptarë janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi. Shqipëria është vendi që ka një lidhje të vjetër historike me Izraelin dhe një respekt të madh për Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me BE-në”, tha zoti Rama.
Edhe në vitin 2017 Shqipëria votoi në favor të një rezolute të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës u bëhej thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqeshin nga vendimi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Presidenti Trump e falënderonte në letër zotin Rama për mbështetjen që dha “në normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”, shkroi presidenti Trump.
Për këtë temë komentoi edhe kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, i cili kishte qëndrim tjetër.
“Sa i përket ambasadës në Jerusalem, ne jemi vend i ri, ne kemi nevojë për njohje. Me marrëveshjen e Uashingtonit, përveç projekteve të mëdha ekonomike dhe infrastrukturore, që e ndërrojnë komplet koniunkturën ekonomike në Kosovë dhe në rajon, ka ardhur edhe një njohje, që është tepër e rëndësishme. Çdo njohje është e rëndësishme, por kjo është pak më ndryshe, sepse hap një perspektivë krejt tjetër në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më vjen mirë që në politikën e jashtme ne jemi në të njëjtat linja sa u përket parimeve dhe interesave tona me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Hoti.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e falënderonte në letër kryeministrin Rama edhe për qëndrimet që qeveria shqiptare ka mbajtur në raport me ndikimet “malinje” të Kinës, “abuzimet e saj me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit”, duke nxitur edhe daljen e Shqipërisë nga nisma kineze “17+1”.
Kryeministri Rama tha për shtypin se “harmonia e plotë mbi 5G” mes tij dhe presidentit Trump, për të cilën folën personalisht gjatë takimit të NATO-s në Londër, është bindje e tij dhe jo një imponim nga ana amerikane.
“Ne kemi qartësisht qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike, dhe më vjen shumë mirë që këto qëndrime në rastin tonë, burojnë nga bindja jo nga imponimi apo koniunktura. Sa i përket lëvizjeve konkrete janë çështje e jona dhe si e tillë, e trajtojmë me shumë kujdes dhe e vendosim në momentin e duhur, gjithnjë në funksion të interesave strategjike të Shqipërisë dhe asnjëherë duke harruar se jemi aleat strategjik të SHBA dhe BE-së, dhe në politikën e jashtme jemi të linjëzuar me BE-në”, tha zoti Rama.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvilluan sot në Tiranë një mbledhje të përbashkët, ku u diskutuan projekte me interes midis dy shteteve. Përfaqësues të dy qeverive nënshkruan, në fund të kësaj mbledhjeje, një seri memorandumesh dhe marrëveshjesh bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë, shëndetit, arsimit dhe kulturës.
Në fund të konferencës u mësua se SHBA pritet të financojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, i cili do të ketë shfrytëzim dhe administrim të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe një marrëveshje mund të nënshkruhet për këtë në fundjavë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor