Integrimi
U ndanë çmimet e konkursit letrar “Të huaj vendorë, autoktonë nga gjetiu”
Më 30 shtator 2020, në Lozanë u ndanë çmimet e para të Konkursit Letrar : « Të huaj vendorë, autoktonë nga gjetiu », të organizuar nga Instituti Zvicëran i Studimeve Shqiptare (ISEAL) dhe Universiteti i Lozanës - UNIL (Qendra e Kërkimeve të Letërsive të Zvicrës françeze).
Kjo është hera e dytë që ISEAL dhe Universiteti i Lozanës organizojnë bashkarisht këtë konkurs.
Ky konkurs mbahet me përkrahjen e qytetit të Lozanës.
Ceremonia u mbajt në Kolegjin Béthusy në Lozanë, në praninë e shumë personaliteteve nga jeta publike, institucionale, akademike dhe letrare zvicerane.
Në fillim të ceremonisë, Dr. Olivier Meuwly përshëndeti të pranishmit në emër të Këshillit të Fondacionit ISEAL. Dr. Olivier Meuwly përshëndeti bashkëpunimin në mes të Universitetit të Lozanës, ISEAL-it, qytetit të Lozanës dhe anëtarëve të jurisë që vinë nga kantone e insitucione letrare e akademike të ndryshme, duke i dhënë kështu një kredibilitet të veçantë këtij çmimi letrar.
Përfaqësuesi i qytetit të Lozanës, z. Oscar Tosato, bashkiak i Lozanës, mbajti një fjalim, ku mes tjerash përshëndeti angazhimet e jashtëzakoshme dhe risimtare të ISEAL-it.
«ISEAL është shembull unik në tërë Zvicrën jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha komunitetet e huaja në Zvicër», theksoi zoti Oscar Tosato.
«Me punën e jashtëzakonshme të ISEAL-it dhe të drejtorit të ISEAL-it, z. Driton Kajtazi, ISEAL është bërë referencë dhe frymëzim për autoritetet e institucioneve në Lozanë dhe në tërë Zvicrën», theksoi mes tjerash z. Oscar Tosato.
Pastaj fjalën e mori Driton Kajtazi, drejtor i ISEAL-it dhe mësimdhënës në një kolegj në Yverdon të Zvicrës.
Driton Kajtazi ceku bashkëpunimin e jashtäzakonshëm me Qendrën e Kërkimeve të Letërsive të Zvicrës françeze të Universitetit të Lozanës dhe me drejtorin e saj Prof Dr Daniele Maggetti.
Driton Kajtazi falënderoi qytetin e Lozanës, e sidomos z. Oscar Tosato për përkrahjen e parezervë jo vetëm për këtë konkurs, por edhe për shumë nisma të tjera dhe për ndërtesën e ISEAL-it në Lozanë.
«Ashtu sikur edhe në konkursin e mëhershëm, ISEAL do të botojë një libër me tekstet e fituesve të konkursit letrar», njoftoi të pranishmit Driton Kajtazi në përmbyllje të paraqitjes së tij.
Prof. Dr. Daniele Maggetti, kryetar i Jurisë së çmimit letrar «Të huaj vendorë, autoktonë nga gjetiu» dhe drejtor i Qendrës së Kërkimeve të Letrave të Zvicrës franceze, paraqiti kontekstin e krijimit të çmimit letrar dhe mbarëvajtjes së këtij çmimi.
Prof. Dr. Daniele Maggetti paraqiti fillimisht anëtarët e jurisë së përbërë nga: Prof. Dr. Muriel Zendel Berset, z. Bruno Pellegrino, zonja Camille Luscher, Prof. Dr. Nerimane Kamberi dhe z. Julien Burri.
Maggetti përshëndeti interesimin e jashtëzakonshëm të autorëve të numërt, për tekstet e tyre sa cilësore, aq edhe origjinale.
Mbi njëzet autorë zviceranë dhe të huaj nga të gjitha kantonet e Zvicrës franceze përpiluan tekste origjinale enkas për këtë konkurs.
Prof. Dr. Daniele Maggetti shpalli emrat e fituesve.
Çmimi i parë kësaj radhe iu nda bashkarisht dy autorëve, sepse ishe e pamundur për jurinë të vendosë ndryshe, meqë të dy tekstet pas disa rishikimeve prapë arrinin në numrin e njëjtë të pikëve.
Pra çmimi i parë u nda në mënyrë të barabartë, ex aequo, nga zonja Myriam Bolliger për tekstin “Një mbret i çuditshëm” dhe Prof. Dr. Shyhrete Rexhaj me tekstin “Kthim në rrugën e shkollës”.
Çmimi i dytë iu nda autorit Hugo Carrard me tekstin «Njeriu i kaltër».
Çmimi i tretë iu nda zonjës Angélique Eggenschwiler për tekstin «Roli i përbërjes».
Juria ndau një çmim special për zonjën Valbona Mulliqi dhe tekstin e saj «Do të rikthehemi prapë».
Secili autor e autore që fituan çmimet në fjalën e rastit shpjeguan kontekstin në të cilin përpiluan tekstet dhe fjalimet e tyre të thella ishin sa prekëse, aq edhe kristalizim i ndjenjave të thella që prekën të gjithë të pranishmit në sallë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor