Shqipëria
Mbledhja e parë e Grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri
Është bërë e ditur se nën drejtimin e kryetares së Grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri në Parlamentin e Austrisë, zj. Ewa Ernst-Dziedzic, u zhvillua sot në ambientet e Parlamentit të Austrisë mbledhja e konstituimit të Grupit të Miqësisë, transmeton albinfo.ch.
Ishin të ftuar dhe morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo, si dhe në lidhje on-line, Ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Christian Steiner.
Në takim morën pjesë edhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, z. Fridrich Ofenauer dhe Laurenz Poetinger nga Partia Popullore, z. Christian Ries nga Partia e Lirisë dhe z. Rudolf Kaske nga Partia Social-Demokrate e Austrisë.
Pas fjalës së mirëserdhjes dhe konstituimit zyrtar të Grupit nga ana e kryetares zj. Ewa Ernst-Dziedzic, përshëndetën ambasadorët Roland Bimo dhe Christian Steiner.
Kryetarja dhe anëtarët e Grupit shprehën angazhimin e tyre për thellimin më tej të marrëdhënieve midis të dy vendeve në ato fusha, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Shqipërisë, siç është edukimi profesional i brezit të ri, çështjet e sigurisë, përfshirë migracionin ilegal, fuqizimi i shkëmbimeve ekonomike dhe thellimi më tej i bashkëpunimit shumë të suksesshëm në fushën e kulturës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër? Afati i fundit për ndryshimin e siguruesit tuaj shëndetësor zviceran është më 30 nëntor. Këtu janë...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie