Futboll

Young Boys fiton bindshëm ndaj Tiranës

Kampionët e Zvicrës triumfuan me rezultat 3:0 në Bernë

Kampioni i Zvicrës ka triumfuar ndaj kampionit të Shqipërisë.

Në ndeshjen që u zhvillua në Bernë, Young Boys fitoi bindshëm 3:0 ndaj Tiranës dhe u kualifikua në grupet e Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.

Zviceranët kishin më shumë raste shënimi, derisa golin e parë e gjetën në minutën e 42-të më anë të Fassnacht C. Në pjesën e dytë realizoi dy herë Nsmame dhe Young Boys do të luajë në grupet e Ligës së Evropës.

Ndërkohë, Baseli është mundur 1:3 nga CSKA Sofia dhe rusët kaluan në grupet e Ligës së Evropës. Orges Bunjaku ka luajtur deri në minutën e 92-të, derisa Edon Zhegrova hyri në lojë në minutën e 72-të.