Lajme
Xhemile Fetaji dorëzon në Thurgau fidanin e mollës të dhuruar më 1 gusht
Në manifestimin e 1 Gushtit në Rütli, secilit kanton i qe dhënë nga një fidan molle. Dhe, ky fidan simbolikisht u dorëzua dje

Më 1 gusht të këtij viti, për nder të festës kombëtare të Zvicrës, Presidentja Federale Simonetta Sommaruga pati ftuar dy njerëz nga secili kanton në Rütli, në vendin tradicional të festimit të kësaj date të madhe.
Ishin përzgjedhur për këtë rast ata njerëz që kishin treguar angazhim në të mirë të shoqërisë ku jetonin, gjatë krizës së koronavirusit. Për këtë eveniment pati shkruar edhe albinfo.ch.
Xhemile Fetaji-Uka dhe Jürg Kuhn ishin të përzgjedhurit nga kantoni Thurgau. Në manifestimin në fjalë, secilit kanton i qe dhënë nga një fidan molle. Dhe, ky fidan simbolikisht u dorëzua dje.
Kantoni Thurgau ka marrë dorëzimin e kësaj peme si një mundësi për të nderuar dhe falënderuar punën e vullnetarëve të shumtë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet e kantonit.
“Në përgjigje të apelit të stafit menaxherial të kantonit (KFS) se duhen vullnetarë për të forcuar sistemin shëndetësor, në Thurgau ishin regjistruar 3,257 njerëz”, transmeton më tutje albinfo.ch.
Këshilltarja qeveritare (ministre kantonale) Cornelia Komposch, e cila në funksionin e saj mbulon gjithashtu drejtimin e KFS-së, falënderoi të gjithë ata që kanë bërë gjithçka për të ndihmuar shoqërinë: “Kriza e koronavirusit ka ndryshuar jetën tonë, përcjell albinfo.ch. Por gjithashtu ka treguar që shoqëria është afruar më shumë mes vete”, ka thënë veç tjerash ajo.
Xhemile Fetaji është një punonjëse në sferën e integrimit, migracionit dhe të të drejtave të gruas, në kantonin Thurgau. Veç tjerash, ajo ka qenë kandidate për t`u zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të saj. Për këtë kandidim dhe për aktivitete tjera të saj, ka shkruar edhe albinfo.ch.
Ndërkohë, aktivistja me rrënjë nga Gostivari, ka treguar një angazhim të veçantë edhe në luftimin e koronavirusit në regjionin ku jeton.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën