Lajme
Shkencëtarët po kërkojnë shkaqet për numrin e ulët të infeksioneve në Afrikë
Përderisa bota shënon 1 milion vdekje COVID-19, Afrika po kalon shumë më mirë sesa pritej, me një përqindje më të ulët të vdekjeve sesa kontinentet e tjera
Sistemet e mbingarkuara të shëndetit publik të Afrikës, mungesa e objekteve të testimit dhe lagjet e varfra të mbipopulluara bënin që ekspertët të parashikonin një katastrofë kur COVID-19 goditi kontinentin në shkurt.
Koronavirusi i ri tashmë po bënte kërdi në vendet e pasura aziatike dhe evropiane dhe një agjenci e Kombeve të Bashkuara tha në prill se, edhe me masa të distancës sociale, virusi mund të vriste 300,000 Afrikanë këtë vit.
Në maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se 190,000 njerëz në kontinent mund të vdisnin nëse dështonin masat e kontrollit.
Përderisa bota shënon 1 milion vdekje COVID-19, Afrika po kalon shumë më mirë sesa pritej, me një përqindje më të ulët të vdekjeve sesa kontinentet e tjera. Numri i fatalitetit të kontinentit qëndron në 2.4%, me afërsisht 35,000 vdekje në më shumë se 1.4 milion njerëzve të raportuar të infektuar me COVID-19, sipas të dhënave të Reuters të hënën.
Spitalet në shumë vende afrikane thonë se rastet me COVID-19 po bien, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve