Lajme
35% më pak para u dërgohen familjeve në Shqipëri
Pandemia ka varfëruar edhe emigrantët shqiptarë, të cilët ndihmojnë familjet e tyre me të ardhura.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës prill-qershor në vend kanë ardhur 121 mln euro, duke pësuar një rënie me 35%.
Kjo ecuri është ndikuar nga reduktimi i prurjeve cash, pasojë e masave kufizuese të lëvizjes së emigrantëve, por edhe si rezultat i humbjes së vendeve të punës.
Ndikim kryesor në rënien e të ardhurave e kanë dhënë emigrantët në Itali dhe Greqi.
Ndërsa ekspertët ngrenë si shqetësim efektin që do të sjellë rënia e remitancave, sidomos në familjet e varfra, të cilat i kanë të vetmet burime të ardhurash, raporton abcnews.al, përcjell Albinfo.ch.
“Prurjet vullnetare të emigracionit në krahasim me një vit më parë është reflektim i njëkohshëm i gjendjes së vështirë ekonomike në vendet perëndimore, njëkohësisht është një tregues që thotë se qeveria duhet të shohë politikat sociale që ndjek kundrejt shtresave më në nevojë, pasi ato janë edhe më të goditurat.
Efekti në rastin e shoqërisë shqiptare shtrihet në përkeqësimin e statusit social-ekonomik të familjeve, për të mos thënë edhe se kjo ndikon në tregjet e pasurive të patundshme. Agjencitë imobiliare ankohen për mospagesë të kësteve për porositë që janë bërë”, thotë Preçi.
Sipas Zef Preçit, situata mbetet shqetësuese sidomos në këtë periudhë kur vendi po hyn në fushatë elektorale dhe shtresat në nevojë lihen në harresë.
“Keqqeverisja vazhdon të jetë prezente dhe ka tendencë të thellohet në periudha zgjedhore. Kjo do të thotë se qoftë favorizimi në fonde, nepotizmi, klientelizmi, tkurrja e mëtejshme e konkurrencës çon në afera korruptive dhe përkeqësim të fondeve shtetërore në dispozicion”, theksoi ai.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, rreth 43 mijë familje shqiptare jetojnë vetëm në bazë të remitancave, të cilat përdoren kryesisht për blerjen e ushqimeve.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve