Shqipëria
Arrestohet Saimir Taullau, i kërkuar në Zvicër
Saimir Taullau, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane është arrestuar në Maqedoninë e Veriut për trafikim të lëndëve narkotike.
Personit në fjalë iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL-ja për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Duhet thënë se Taullau figuron nga Policia e Shtetit si një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Familja e tij njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, në sheshin kryesor të Lushnjës, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare u vra vëllai i tij, Baki Taullau dhe Saimiri ishte dëshmitar në gjyq, ku akuzoi si autorë të vrasjes, pjesëtarët e grupit të Bares.
Taullau dyshohet se është pjesë e bandës së Artur Dajës, rivale me atë të Aldo Bares, ku mes tyre konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër? Afati i fundit për ndryshimin e siguruesit tuaj shëndetësor zviceran është më 30 nëntor. Këtu janë...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie