Lajme

Britania e Madhe planifikon të infektojë kandidatët për vaksinë

Gazeta britanike ‘Financial Times’ njoftoi se do të zhvillohet një provë klinike në Britaninë e Madhe, gjatë së cilës vullnetarët do të infektohen qëllimisht me koronavirus, në mënyrë që të testojnë gatishmërinë e kandidatëve për vaksinën e antiCOVID-19.

Projekti, i cili është financuar nga Qeveria britanike, duhet të fillojë në janar në një nga objektet e destinuara për karantinë në Londër dhe deri më tani rreth 2,000 vullnetarë kanë aplikuar, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch

Kompania franceze Sanofi njoftoi se nuk do të marrë pjesë në atë testim dhe kjo u mohua gjithashtu nga kompania farmaceutike britanike AstraZeneca, vaksina eksperimentale e së cilës, të cilën ata po zhvillojnë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, është në fazën e testimit.