Lajme
Shkollës shqipe në Zvicër i shtohet edhe ajo në Oetwill am See
Shkollat shqipe në Zvicër vazhdojnë të rritet dita-ditës. Vetëm brenda dy javëve janë hapur katër shkolla: në Regensdorf, në shkollën Rüttihof, në Cyrih, në Oetwill am See, në Egg dhe vazhdohet drejt shkollave të tjera. Tani fëmijët shqiptarë kanë mundësi ta mësojnë gjuhën e tyre amtare edhe në Oetwill am See, të Kantonit të Cyrih-ut, shkruan albinfo.ch.
Nxënës të shkollës shqipe në Oetwil am See, të kantonit të Cyrihut, mundohen me një
përkushtime të veçantë të fillojnë ditën e parë të shkollës
Edhe këtë vit shkollor 2020/21, ashtu sikurse vitin e kaluar, Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon të hapë shkolla shqipe në fshat e në qytet. Dhjetëra shkolla janë hapur dhe vazhdojnë të hapen me një intensitet të vazhdueshëm. Pjesa më e madhe në kantonin e Cyrih-ut.
Nxënës të shkollës shqipe në Oetwil am See së bashku me mësuesen e tyre Albulenë Jusufi
Dje, e hënë, Shkollave Shqipe në Zvicër iu bashkëngjit edhe Shkolla Shqipe në Oetwill am See. Dhjetëra nxënës mbushën klasën e shkollës shqipe në Oetwil am See. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Mësimi zhvillohet çdo javë, çdo të hëne nga ora 16:30-18:15, por siç shihet në këtë fotografi dhe nga interesimi i prindërve, nga java e ardhshme mësimi do të zhvillohet në dy grupe, sepse të gjithë nxënësit nuk mund të përfshihen në një grup.
Në këtë shkollë punon mësuesja Albulena Jusufi, e cila punon edhe në pikat shkollore Effretikon, Meilen, Egg dhe në Oetwil am See. Ajo që duhet të vlerësohet është se interesimi i prindërve shtyri koordinatorin e shkollave shqipe në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu dhe mësuesen Albulenë Jusufi të organizohet edhe një mbrëmje apo një takim i përbashkët, ku u bisedua si të organizohet sa më mirë shkolla shqipe në qytezën e tyre.
/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun Më shumë se 20 centimetra borë në qytetet zvicerane ...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër