Lajme
Filloi shpërndarja e librave shqip për shkollat e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Konektikat dhe Filadelfia
Muaji shtator mbetet një muaj i veçantë, pasi përkon me fillimin e shkollës për nxënësit e klasave të gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në SHBA. Prej disa vitesh, Ambasada e RSH-së në Uashington DC luan një rol të rëndësishëm në këtë proces duke pajisur me abetare dhe libra të tjerë shkollor të gjithë nxënësit e këtyre shkollave, transmeton albinfo.ch.
Nën kujdesin e Qeverisë Shqiptare, këtë vit ka një rritje të ndjeshme të numrit të Abetareve të shpërndara dhe larmisë së titujve të librave të ofruara për nxënësit e shkollave shqipe këtu në SHBA. Të gjithë librat do jepen falas për fëmijët që ndjekin shkollat e gjuhës shqipe.
Duke ndjekur traditën e disa viteve me radhë, Ambasadorja Floreta Faber udhëtoi drejt Nju Jorkut ku shpërndarja e librave për disa shkolla u krye në mënyrë të centralizuar dhe me këtë rast ajo zhvilloi edhe një takim me Drejtuesit e këtyre shkollave.
Gjatë takimit, Ambasadorja Faber shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për punën e tyre fisnike në mësimin e gjuhës shqipe, në drejtim të promovimit të vlerave shqiptare dhe ruajtjes së identitetit tonë kombëtar tek brezat e së ardhmes. Pavarësisht situatës dhe pasojave të COVID 19, shkollat shqipe bënë të mundur fillimin e mësimit online. Ambasadorja i siguroi të pranishmit për një bashkëpunim më të ngushtë nëpërmjet projekteve të reja dhe të përbashkëta.
Drejtuesit e shkollave falenderuan Ambasadoren Faber për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehën mirënjohjen për sigurimin e librave edhe në këto kohë të vështira. Shkollat e gjuhës shqipe këtë vit janë ofruar on-line që ti përgjigjen rregullave të periudhës së Pandemisë.
Ambasada filloi shpërndarjen e librave për shkollat e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Konektikat dhe Filadelfia. Procesi i shpërndarjes së librave shqip do të vijojë në ditët ne vijim me shkollat në shtetet e Teksasit, Miçigan, Ilinoisit, Arizonës, Masaçustes, Floridas si dhe shkollave të tjera që mund të hapen. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë