Shqipëria
Ambasadori zviceran vizitoi Beratin
Për të shënuar një fazë të re të menaxhimit të mbeturinave, ku janë vërejtur standarde më të larta
Lajm i mirë: Shqipëria investon për menaxhimin më të mirë të mbetjeve. Ambasadori zviceran vizitoi sot Beratin për të shënuar një fazë të re të menaxhimit të mbetjeve për rajonin, transmeton albinfo.ch.
“Është kënaqësi që të inspektoj sot – siç po bën edhe Kryeministri – punën rehabilitiuese për vend-depozitimin e mbetjeve për Bashkinë e Beratit. Rehabilitimi që nisim sot bashkërisht pas shumë përpjekjeve përgatitore shpresojmë që të kthehet në një shembull dhe standard të mirë për menaxhimin e mbetjeve. Kjo po kryhet gjithashtu për Urën Vajgurore dhe Kuçovën”, tha Ambasadori zviceran, Adrian Maître.
Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat.
“7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim”, tha Rama. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/620195928686537/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë Kontrollet e kryera nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCD) kanë çuar në përgjimin...
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore