Lajme
Sigurimi shëndetësor rritet për 0.5%: Mëso sa do të jetë në kantonin tënd
Premia mesatare në 2021 do të jetë 316.50 franga për person në muaj. Kjo korrespondon me një rritje mesatare prej 0.5 për qind.
Premitë e sigurimit shëndetësor pritet të rriten me një mesatare prej 0.5 për qind vitin e ardhshëm. Në varësi nga kantoni, megjithatë, do të ketë rritje prej 2.1 për qind por edhe zbritje prej 1.6 përqind, shkruan sda.ch.
Efektet e krizës së koronës në këtë kontekst janë aktualisht ende të paqarta.
“Ne kemi një rritje shumë të moderuar për të tretin vit radhazi,” ka thënë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset të martën përpara mediave, transmeton albinfo.ch. Rritja pra është shumë më e vogël se mesatarja prej 3.7 për qind që është shënuar që nga fillimi i veprimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore. Vitin e kaluar rritja ishte 0.2 për qind.
“Jam me të vërtetë shumë i lumtur për këtë zhvillim” është shprehur Ministri i Shëndetësisë. Vitin e kaluar, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte supozuar se premitë ishin pak më të ulëta se kostoja reale. “Kjo do të jetë kështu këtë vit dhe mund të jetë gjithashtu edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë Berset.
Premia mesatare në 2021 do të jetë 316.50 franga për person në muaj. Kjo korrespondon me një rritje mesatare prej 0.5 për qind.
Personat e siguruar në kantonet Aargau, Appenzell Innerrhoden, Neuchâtel, Obwalden, Schaffhausen, Schwyz dhe Cyrih kanë arsye të veçanta për të qenë të lumtur. Në këto kantone, do të ketë madje rënie të çmimit të premive të sigurimit shëndetësor.
Ndërkaq rritje do të ketë për banorët e kantoneve: Baselland, Jura, Lucern, Nidwalden, Thurgau, Ticino dhe Valis, përcjell albinfo.ch. Atje, premitë do të rriten për më shumë se 1 për qind. Vitin e ardhshëm të siguruarit shëndetësorë nga Ticino do të paguajnë mesatarisht 2.1 për qind më shumë ndërsa ata nga Kantoni Jura, 2 për qind.
Sidoqoftë, ata që nuk janë të kënaqur me çmimin e premisë për vitin e ardhshëm, mund të anulojnë sigurimin tuaj shëndetësor dhe këtë mund ta bëjnë më së voni deri në fund të nëntorit, transmeton albinfo.ch. Deri në fund të tetorit, i siguruari duhet të informohet individualisht për premitë e zbatueshme për vitin e ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha