Futboll
Besjana Pireci, futbollistja që “shpartallon” portat e kundërshtarëve në Austri
Besjana Pireci, që nga fëmijëria ka nisur të godasë topin drejt portës. Është 20 vjeçare me prejardhje nga Prizreni dhe banon në Lanzenkirchen, në komunën Wiener Neustadt, kurse luan për skuadrën e madhe, “Austria Wien”.
Shprehja se “futbolli është sporti më i bukur në planet”, nuk vlen vetëm për futbollin e meshkujve. Tashmë është edhe një numër i futbollisteve, të cilat ëndrrën e tyre po e bëjnë realitet.
Një nga to është edhe kosovarja Besjana Pireci, e cila që nga fëmijëria ka nisur të godasë topin drejt portës. Pireci është vetëm 20-vjeçare, jeton në Austri dhe luan për skuadrën e madhe, “Austria Wien”.
Ajo e nisi karrierën te klubi “SC Wiener Neustadt”, kurse ishte familja që e shtyu atë të merrej me futbollin.
“Babai im ka luajtur dhe ende luan futboll dhe së bashku me nënën gjithmonë janë shtylla më e madhe në karrierën time. Nga babai unë kam mësuar shumë dhe e kam marrë këtë pasion”, ka thënë futbollistja për albinfo.at
Besjana kishte fatin që në klasën e nëntë të testohet nga disa trajnerë profesionistë, të cilët i zbuluan talentin.
Si u zbulua talenti i saj për futboll
“Në klasën e nëntë, në shkollën sportive në Gainfarn Bad Voslau, disa trajnerë më zbuluan se unë kisha talent. Pastaj më dërguan për teste në St. Polten. Lajmin se këto teste i kam përfunduar me sukses e mora në vitin 2014 dhe nga ky vit unë kam luajtur në atë akademi”, thotë Besjana Pireci.
Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani janë dy futbolliste të cilat e inspirojnë Besjanën të vazhdojë me sportin më të bukur, futbollin.
“Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani janë dy vajzat që më inspiruan mua të vazhdoj me sport, në veçanti me futbollin. Kurse te burrat, Christiano Ronaldo”, shton Pireci.
Në Kosovë, kushtet nuk janë të mira për futbollin e femrave, por as në Austri nuk duket se është shumë i popullarizuar ky sport. Të paktën jo si futbolli i meshkujve. “Ka vite e vite që janë duke u zhvilluar klubet në mënyrë që ligat të bëhen më profesionale. Shpresoj se shumë shpejt do të arrijmë këtë sukses”, vazhdoi futbollistja e “Austria Wien”.
Besjana Pireci është sportiste që e ndjen drejtësinë dhe asnjëherë nuk anon nga një skuadër. Sa u përket klubeve të zemrës, ajo tregon se i pëlqen të gjitha dhe se nuk di kë ta veçojë.
Përveç në futboll, të ardhmen e sheh si ekonomiste e suksesshme
Çfarë do të bënte ajo nëse nuk do të merrej me sport gjegjësisht futboll? Profesioni i dytë i Besjanës është jashtë sportit. Ajo të ardhmen e sheh edhe si një ekonomiste e suksesshme.
“Unë gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj diçka me sport, tash kështu më ka shkuar karriera, e që as vet nuk e kam pritur. Por, profesioni im i dytë është ekonomia, më pëlqen shumë”, ka vazhduar 20-vjeçarja.
Besjana ka luajtur për grupmoshat U17 dhe U19 dhe ishte pjesë e ekipit të parë të Kombëtares së Austrisë. Ajo tregon se është kontaktuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Do të dëshiroja të luaja për Kosovën
“Po, kam pasur kontakte me Shqipërinë dhe Kosovën, por më së shumti do të doja të luaja për Kosovën. Dhe, nëse e lë Austrinë, e para do të jetë Kosova.
Familja e Besjanës vjen nga qyteti i bukur i Prizrenit. Ajo thotë se është krenare dhe se zemra i rrah për Kosovën dhe se një ditë mund edhe të luaj për shtetin e saj.
“Nuk mundem me thënë jo – sepse ndihem shumë e lidhur dhe krenare me Kosovën, por presim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi Pireci.
Box
150 paraqitje, 75 gola
Besjana Pireci ka zhvilluar 150 paraqitje gjatë karrierës, ajo ka shënuar 75 gola. Futbollistja nga Kosova është vajzë e disiplinuar në fushë. Nga 150 paraqitje, vetëm tetë herë është ndëshkuar me karton të verdhë, kurse të kuq nuk ka asnjë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta Ambasadorja Véronique Hulmann iu bashkua Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe Drejtorit Rajonal...
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë