Lajme
Pandemia, paralajmërimi për të rinjtë nën moshën 30-vjeçare
Autoritetet e shëndetësisë në kontinent po përpiqen të tërheqin vëmendjen e të rinjve nën 30 vjeç, duke i paralajmëruar se pandemia nuk është një lojë dhe ata duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të ndihmojnë në ndalimin e virusit. Kjo vjen në një kohë kur rastet mes të rinjve vazhdojnë të rriten.
Spanja është bërë tashmë vendi i parë i Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se 500 mijë raste të koronavirusit dhe autoritetet kanë kërkuar më shumë vigjilencë mes të rinjve. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm veçanërisht për shkak se nxënësit do të rikthehen në shkolla.
Masat mbrojtëse
Sipas shifrave zyrtare, 25 për qind e rasteve të reja janë pikasur tek njerëz të moshës nga 15 deri në 29 vjeç, ndërsa ata të moshës nga 15 deri në 59 vjeç zënë 71 për qind të rasteve të reja. Të martën, Ministria e Shëndetësisë lansoi një fushatë të re që synon t’i kujtojë popullatës, veçanërisht të rinjve, rëndësinë e larjes së duarve, mbajtjes së maskës dhe distancës sociale, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Në Francë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar javën e shkuar një rritje shqetësuese të transmetimit të virusit, kryesisht mes të rinjve dhe një dështim të tyre për të aplikuar masat mbrojtëse.
Edhe në Irlandë të rinjtë po luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e infektimeve, duke ndezur paralajmërime për rihapjen e kampuseve universitare.
Personat më të ekspozuar
Sipas të dhënave, më të predispozuar për t’u prekur nga koronavirusi dhe për të ekspozuar të tjerët ndaj infektimit janë personat e moshës nga 15 deri në 24 vjeç.
Në Itali, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, u ka kërkuar të rinjve të ndihmojnë në vënien nën kontroll të koronavirusit, ndërkohë që mosha mesatare e të infektuarve të rinj ka rënë në 32 gjatë 30 ditëve të shkuara.
Edhe në Gjermani numri më i madh i të infektuarve të rinj janë nën moshën 30 vjeç. Ka shqetësim të veçantë në Berlin, ku qarkullimi i virusit mes 20 deri 24 vjeçarëve është i lartë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?