Uncategorized
Thaçi do të nderojë Trumpin me ‘Urdhërin e Lirisë’
Kosova do t’ia japë presidentit të SHBA-së, Donald Trump nderin më të lartë, për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, raporton të enjten agjencia e lajmeve Reuters.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.
Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe i dërguari i SHBA-së në dialog, Richard Grenell, do të nderohen me Medaljen presidenciale të Meritave.
Në letrën dërguar Trumpit, përmes së cilës Thaçi e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar presidentin e SHBA-së ta vizitojë Kosovën, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve