Shqipëria
Ekspozohen 100 ekzemplarë origjinalë të abetareve shqipe
Njëqind abetare për rrugëtimin e vështirë të shqiptarëve
Është bërë e ditur se Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka ekspozuar rreth 100 ekzemplarë origjinalë të abetareve shqipe që reflektojnë përpjekjet për të lëvruar gjuhën shqipe një shekull më parë, përcjell albinfo.ch.
100 abetare nga viti 1844 deri në vitin 1942 janë ekspozuar në Hollin e Muzeut Kombëtar si dëshmi e ndryshimit dhe pasurimit gjuhësor që ka pësuar gjuha shqipe.
Abetaret akanë ndjekur një rrugë të gjatë për t’u botuar, disa në Stamboll të tjera në Firence e Bukuresht. Disa prej tyre nuk kanë autorësi, pasi duhej të mbroheshin nga sulmet e egra mbi ata që përhapnin dijen.
Në historinë e abetareve shqipe është e brendashkruar edhe vetë përpjekja për pavarësi dhe mbrojtje të identitetit kulturor të shqiptarëve. Secila prej tyre është një rrëfim në vete, madje shpesh e paguar edhe me gjak. Si për ironi të historisë, abetaret e para shqipe u shkruan jashtë trevave shqiptare: Bukuresht, Stamboll, Athinë, Selanik, Bruksel, Paris e Firence. Kështu, Biblioteka Kombëtare në Tiranë të mërkurën pasdite ka ekspozuar për herë të parë ekzemplarë të rrallë të teksteve të abetareve.
E hapur në hollin e Muzeut Kombëtar në Tiranë, ekspozita retrospektive “Abetaret e gjuhës shqipe 1844-1942” ka sjellë ekzemplarët origjinalë të abetareve me autorë si Naim Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Anastas Kullurioti, Thoma Pano, Koto Hoxhi, Jeronim de Rada, Sami Frashëri, Jani Vreto, Shefqet Daiu, Pashko Vasa, Parashqevi Qiriazi, Aleksandër Xhuvani e të tjerë. “Kjo ekspozitë retrospektive sjell për publikun rreth 100 abetare që ruhen si një trashëgimi e vyer, nga Abetarja e Naum Veqilharxhit e vitit 1844, deri në botimet e vitit 1942, duke shërbyer edhe si një kujtesë e personaliteteve dhe e figurave të shquara të kombit”, thuhet në njoftimin e BKSH-së.
Në ceremoninë e hapjes, ministrja e Kulturës në Republikën e Shqipërisë, Elva Margariti, citohet të ketë thënë se kjo ekspozitë është një thirrje për ta dashur dhe ruajtur gjuhën shqipe. Ajo ka vlerësuar se përpjekjet për pavarësi do të ishin të paplota nëse nuk do të kishte një nismë për ngritjen e vetëdijes kombëtare. “Historia shekullore e shqiptarëve për të formësuar dhe mbrojtur identitetin kulturor kombëtar është lidhur gjithmonë me gjuhën shqipe”, ka thënë Margariti. “Përpjekja për pavarësi nuk do të mund të kuptohej pa lëvrimin e gjuhës shqipe”.
Ministrja Margariti, po ashtu, ka thënë se hapja e ekspozitës nuk ndodh rastësisht tani për shkak se bëhet në të njëjtën kohë edhe me hapjen e vitit të ri akademik, si dhe me muajin e trashëgimisë kulturore. “Gjuha është trashëgimi dhe ne duhet ta përcjellim brez pas brezi”, ka shtuar ajo. Duke folur për ekspozitën e sapohapur, drejtori i BKSH-së, Pirro Misha, ka thënë se këto 100 abetare duhet të ruhen jo vetëm si trashëgimi kulturore, por edhe për t’iu dhënë vëmendjen e duhur përpjekjeve për arsim. “Është një ekspozitë me objekte konkrete. Fjalët kanë një vend të veçantë për të kuptuar një histori, por kur i sheh objektet konkrete që mishërojnë këto fjalë është diçka krejt tjetër”, ka thënë Misha, raportojnë mediat në Shqipëri. Origjinalet e ekspozuara nga viti 1844 deri më 1942, sipas tij, reflektojnë rreth një shekull të rrugëtimit të Abetares. “Ky rrugëtim është njëkohësisht prej më të vështirëve, por edhe më të rëndësishmëve në emancipimin kombëtar”, ka thënë Misha
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve