Kosova

Bosnja pritet të diskutojë njohjen e Kosovës

Është bërë e ditur se në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në takimin e rregullt të Presidencës do të diskutohet edhe kriza e emigranteve në Bosnjë dhe situata epidemiologjike në vend.

BH nuk e ka njohur ende Kosovën shtet për shkak të kundërshtimeve të serbëve që janë pjesë e Federatës boshnjake.