Lajme
Edhe Belgjika e kategorizon Vjenën zonë me rrezik nga Covid -19
Rritja e numrit mbi 700 raste në ditë me koronavirus, ku gjysma prej tyre janë regjistruar në Vjenë, ka bërë që shtete të ndryshme evropiane ta shpallin Vjenën si zonë me rrezik nga Covid 19.
Pas Zvicrës dhe Gjermanisë, edhe Belgjika e ka vendosur në listën e kuqe kryeqytetin austriak.
Siç njoftoi Ministria e Jashtme në Bruksel të mërkurën, Vjena do të bëhet „zonë e kuqe“ pas orës 16.00 të ditës së premte, raporton oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Në anën tjetër, një situatë më e lehtë me koronavirusin është për landet tjera federale të Austrisë si: Austria e Ulët, Austria e Epërme, Burgenland, Steiermark, Tirol dhe Salzburg të cilat janë klasifikuar si „zona portokalli“ nga Ministria Belge.
Në 24 orët e fundit të ditës së mërkurë, në Austri u regjistruan 768 raste të reja, prej tyre 319 raste vetëm në Vjenë.
Qytetarët e Vjenës të cilët udhëtojnë për në këto shtete, duhet ta kenë parasysh sepse obligohen të ju përmbahen rregullave të shteteve përkatëse, ku njëra ndër to është karantina prej 10 – 14 ditë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës