Lajme
Zvicër: Nëse udhëtoni nga Franca, duhet t`i dini këto fakte
Duke filluar nga e hëna, udhëtarëve nga nëntë vende franceze do t`u duhet të karantinohen për dhjetë ditë në qoftëse hynë në Zvicër.
Ministri i Shëndetësisë së Zvicrës, Alain Berset, të premten u deklarua se ata që do të hyjnë nga këto vende të Francës, Centre-Val de Loire, Hauts-de-France, Île de France, Normandy, Nouvelle-Aquitaine, Occitanie, Pays de la Loire, Provence-Alpes-Côte d’Azur do t’u duhet të karantinohen për 10 ditë, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në numrin e rasteve me koronavirus në këto zona.
Kush do të preket nga ky vendim i ri?
Të gjithë që udhëtojnë nga këto vende, qofshin edhe shtetas të Zvicrës që kthehen nga pushimet, do t’u duhet të deklarohen tek autoritetet shëndetësore në kantonet e tyre.
Regjistrimi duhet të bëhet më së voni dy ditë pasi që keni mbërrijtur dhe ekzistojnë dy forma: duke i thirrur autoritetet ose duke u regjistruar online.
Qeveria thotë se beson që qytetarët do të veprojnë me përgjegjësi.
Gjoba që duhet të paguhet në qoftëse nuk regjistroni ose e theni karantinë është 10.ooo franga.
Përveç këtyre vendeve nga Franca, edhe ata që do të udhëtojnë nga kryeqyteti i Austrisë, Viena, do t’u duhet të hynë në karantinë gjithashtu, pasi që qeveria zvicerane i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik të lartë.
Kush lirohet nga rregulli i karantinës?
Punëtorët francezë që janë në kufi me Zvicrën dhe e gëzojnë lejen G, nuk do t’u kërkohet të karantinohen, pasi që zonat prej nga ata vinë, shumica nga Haute-Savoie, Ain, and Haute-Rhin, nuk janë në listën e vendeve me rrezik të lartë.
Gjithashtu, punëtorë nga këto zona kanë shumë ndikim në ekonominë e Zvicrës, sidomos në rajonin e Liqenit të Gjenevës, ku janë të punësuar rreth 125.000 punëtorë kufitarë nga Franca,
Gjithashtu, vetëm në Gjenevë, 60% e punëtorëve shëndetësor jetojnë në Francë.
A mund të futen edhe vende të tjera në listën e vendeve me rrezikë në Zvicër?
Qeveria e Zvicrës thotë se janë duke e ndjekur një metodë që po e përdorin edhe vendet e tjera europiane, ku po mundohen që vendet fqinje të mos i përfshijnë në listën e rrezikut, pasi që rrezikohet ekomonia e vendit, siç është rasti i Francës, ku shumica e punëtorëve janë nga ai vend./albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën