Lajme

Belgjikë: Punëtorët shëndetësorë protestojnë, kërkojnë rritje rroge

Rreth 4000 punëtorë shëndetësorë në Belgjikë kanë protestuar në Bruksel të dielën, duke kërkuar që të paguhen më shumë për punën e tyre.

Partitë politike në Belgjikë ende janë duke luftuar për formimin e një qeverie permanente më tepër se një vit pas zgjedhjeve nacionale.

Protestuesit mbajten sllogane të ndryshme si “kujdesuni për punëtorët shëndetësorë” – duke kërkuar nga politikanët që të rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë dhe të ketë më tepër fonde në sistemin shëndetësor.

“Ne erdhëm këto në Bruksel për të protestuar dhe për të kërkuar më tepër respekt për punën tonë dhe rritje page”, ka thënë një nga protestueset që ka dhënë emrin vetëm Maria-Stella dhe që punon infermiere që nga viti 1998, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch