Koronavirusi: çast pas çasti
Me mbi 10 mijë infeksione, Franca shënon rekordin që nga fillimi i pandemisë
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10,561 raste të reja
Në Francë, numri i infeksioneve të reja ka njohur një rritje të madhe ditëve dhe javëve të fundit. Ndërsa sot ky numër është rritur për herë të parë në më shumë se 10,000, shrkuan srf.ch.
, transmeton albinfo.ch. Numri më i lartë deri më tani ishte ai i të enjtes, kur ishin konfirmuar 9,843 infeksione të reja.
Megjithatë, numri i të shtruarve në spitale dhe ai i vdekjeve aktualisht është shumë më i ulët se shifrat në mars dhe prill. Në të gjithë Francën, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 17 njerëz të infektuar nga koronavirusi.
Për të luftuar përhapjen në rritje të virusit, maskat mbrojtëse janë bërë të detyrueshme në të gjithë vendin, si në transportin publik ashtu dhe në hapësirat e mbyllura publike si dyqanet apo restorantet.
Për shkak të numrit në rritje të rasteve, autoritetet lokale po shqyrtojnë marrjen e masave shtesë, përcjell albinfo.ch. Disa rajone të Francës, përfshirë Parisin, janë futur tani në listën e rrezikut të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët