Integrimi
Qendra moderne mjekësore e Dr. Albanit hap portat për mysafirët dhe pacientët (Foto)
„Gynäkologiezentrum Langete“ është qendra më e re gjinekologjike e cila u përurua më 11 shtator në Langenthal dhe do të drejtohet nga Prof. Dr.med Alban Y.Neziri

Jo shpesh na bie të jemi dëshmitarë të hapjes së klinikave apo edhe qendrave mjekësore që drejtohen nga bashkatdhetarët tanë kudo në diasporë.
Mbrëmë, Langenthali, një qytet simpatik i Kantonit të Bernës, ishte mikpritës i mysafirëve të shumtë nga e gjithë Zvicra, që kishin ardhur të merrnin pjesë në hapjen e një qendre të re mjekësore.
„Gynäkologiezentrum Langete“ është qendra më e re gjinekologjike e cila u përurua më 11 shtator në këtë qytet dhe do të drejtohet nga Prof. Dr.med Alban Y.Neziri.
„Jemi më se të lumtur dhe shumë mirënjohës që keni zgjedhur qytetin tonë për të hapur qendrën tuaj mjekësore, nga e cila do të përfitojnë në radhë të parë qytetarët tanë“, ishin fjalët e Kryetarit të Komunës së Langenthalit, Reto Müller.
Pos z.Müller, të pranishëm dhe të fascinuar me ambientet moderne të Qendrës Langete, ishin edhe disa politikanë lokalë, drejtues institucionesh të larta mjekësore në Bernë, kolegë, e padyshim edhe familjarë e bashkatdhetarë të shumtë. Këta të fundit nuk hezitonin të shprehnin gëzimin dhe krenarinë e tyre për suksesin e radhës të Dr. Albanit.

Fjalime e përgëzime pati edhe në një darkë të përbashkët pas inaugurimit të qendrës, ku biznesmenë, si Fehmi Fetahi, Rexhep Berisha, kolegë, e anëtarë të kryesisë së Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, uruan më të mirën për Dr. Albanin dhe klinikën e tij, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim suksesin e tij.
„Uroj të prisni dhe përjetoni edhe ju për fëmijët tuaj, atë që unë po e përjetoj sot“, ishin fjalët e një fjalimi të shkurtër e tepër emocional që e pati edhe e ëma e Dr. Albanit, zonja Mone Neziri, duke falënderuar kështu të pranishmit.
Qendra gjinekologjike Langete, ka filluar punën në fillim të shtatorit. Ajo ofron një gamë të gjerë të shërbimeve gjinekologjike si dhe trajtime tjera të shumta, përfshirë edhe ato laserike.
Kjo qendër do të drejtohet nga Prof. Dr.med, Alban Neziri, së bashku edhe me bashkëthemeluesen, bashkëshorten e tij, Ryve Neziri, eksperte e infermierisë në degën e nefrologjisë
Për informacione më të gjera, sa i përket Gynäkologie Zentrum Langete, ju ftojmë të ndiqni reportazhin ekskluziv të realizuar nga albinfo.ch, të cilin, pos në revistën e cila tashmë është duke u shpërndarë, do ta gjeni të publikuar edhe në platformën tonë online dhe tuajën: www.albinfo.ch
















Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?