Lajme
Aktorja shqiptare në Zvicër, dhuron respiratorë në Tiranë
Diaspora shqiptar,e gjithmonë në mbështetje të vendlindjes.
Çdo herë e më shumë shqiptarë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune, transmeton albinfo.ch.
Veçmas një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Zvicër po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme. Ndihma e tyre karshi vendit të lndjes nuk ka munguar asnjëherë, së fundmi, aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler, dhuron disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, transmeton tutje albinfo.ch.
Duhet theksuar se aktorja e njohur për publikun shqiptar është larguar nga Shqipëria në vitet 90 dhe gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në diasporë si dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1667002653470516&id=339209959583132
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?