Lajme

Rimëkëmbja ekonomike zvicerane pas Covid-19, ‘e katërta më e mirë në botë’

Qëndrueshmëria ekonomike dhe aftësia e Zvicrës për t’u rikthyer nga pandemia e koronavirusit është e katërta më e mira në botë.

Zvicra u rendit e katërta pas Finlandës, Norvegjisë dhe Gjermanisë.

Franca u rendit e 18-ta, prapa vendeve të goditura rëndë, si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe kombet më të vogla si Estonia dhe Sllovenia – ndërsa Italia u rendit e katërta.

Sipas autorëve të studimit, vendet në grupin më të lartë “kombinojnë qeverisjen e klasit botëror me nivele të larta të kapitalit shoqëror dhe qëndrueshmëri të lartë shoqërore. Ata gjithashtu kanë sisteme të forta financiare, nivele të borxhit të menaxhueshëm dhe qëndrueshmëri të mirë të sistemit shëndetësor”.

U rendit i katërti në përgjithësi, mirëpo Zvicra u vendos e para për qëndrueshmëri ekonomike dhe për gatishmërinë e tregut të punës, dy metrika kryesore.

E vetmja negative për Zvicrën është mbështetja e saj në tregjet ndërkombëtare, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.