Lajme

OBSH: Mblidhen 700 milionë dollarë për vaksinën kundër COVID-19

Deri tani janë mbledhur rreth 700 milionë dollarë për vaksinën kundër Covidit për vendet e varfëra

Donatorët ndërkombëtarë kanë mbledhur 700 milionë dollarë – më pak se gjysma e synuar – për të blerë vaksinat e ardhshme të koronavirusit për vendet e varfra, në një iniciativë globale për të siguruar që vaksinat eventuale të mos shkojnë vetëm në vendet e pasura, tha të enjten një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Angazhimi i Tregut COVAX ka një objektiv fillestar prej 2 miliardë dollarësh për të blerë vaksinat.

“Deri më sot, ajo që është mobilizuar deri më tani është shifra 700 milionë dollarë… Kështu që duhet bërë një punë e madhe për të diversifikuar burimet e mundshme të financimit”, tha Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i Afrikës për OBSH.

COVAX drejtohet nga Aleanca e Vaksinave GAVI, OBSH dhe Koalicioni CEPI për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike. Qëllimi i tij është të dorëzojë 2 miliardë doza vaksinash efektive, të aprovuara COVID-19 deri në fund të vitit 2021.

Të paktën tetë vende afrikane, përfshirë Afrikën e Jugut, Gabon, Namibia dhe Guinea Ekuatoriale kishin rënë dakord për të vetëfinancuar hyrjen në vaksinë, tha Moeti, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.