Lajme

Rritet numri i të infektuarve në Austri

664 raste të reja me koronavirusi janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Austri, duke u llogaritur kështu si rritja më e madhe e të infektuarve që nga muaji mars, kur edhe numri i rasteve kishte filluar të binte ndjeshëm.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri më i lartë i të infektuarve është në Vjenë, ku janë regjistruar 387 raste, përcjell albinfo.ch.
Sipas qeverisë austriake, fajtor për rritjen e rasteve janë të kthyerit nga vendet me rrezik të lartë, si Kroacia e Spanja.