Lajme
Zvicër: Mjeku pushohet nga puna për mosmbajtjen e maskës
Një mjek në kantonin zviceran Zug u pushua nga puna pa njoftim për shkak të mos mbajtjes së maskës
Mjeku u pushua nga puna pas një inspektimi nga autoritetet kantonale në kantonin qendror zviceran të Zugut.
Autoritetet kryen kontrollin pasi morën ankesa nga një pacient i cili tha se askush nga punonjësit e praktikës mjekësore kantonale – përfshirë mjekët – nuk kishte veshur maska.
Mjeku i tha medias zvicerane 20 Minuta: “ishte një situatë e vështirë dhe e padrejtë”.
“Unë firmosa vetëm dorëheqjen time sepse pas një dite të gjatë në punë pa pushime isha i lodhur dhe mendërisht.”
Mjeku kryesor nuk ishte dakord, duke thënë “kjo nuk kishte të bënte me mos mbajtjen e një maske vetëm një herë”.
“Gjithmonë komunikohej qartë dhe në mënyrë të verifikueshme që të gjithë punonjësit duhet t’i përmbaheshin udhëzimeve të Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe konceptit të mbrojtjes së brendshme të praktikës”, tha mjeku kryesor.
“Ne e kemi kryer këtë inspektim rreth 20 gusht, pasi kemi marrë një mesazh nga popullata se jo të gjithë punonjësit i përmbahen detyrimit për të mbajtur maskë.”
Pasi pushuan nga puna mjekun, autoritetet kantonale premtuan të inspektonin përsëri spitalet për të parë nëse mbanin maska, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?