Kosova

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Kosova, pas disa muajve, ka kaluar 24 orëshin e fundit pa asnjë të vdekur nga koronavirusi.

Këtë lajm e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ministri, përmes një postimi në “Facebook”, theksoi se ky lajm i bën të ndihen mirë, “por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër, por as edhe personelit mjekësor dhe të gjithë aktorëve të tjerë të involvuar në luftë me pandeminë”, shkruan Zemaj në postimin e tij.

Zemaj, po ashtu, njoftoi se ka vizituar Qendrën Kryesore teë Mjekësisë Familjare.

Gjatë ditës, ministri Zemaj u takua me kryetarin e Komunës së Klinës, ku u diskutua rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare, si dhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës për Covid 19.