Lajme
Specat e Kosovës, në tregun e BE-së
Nga Xërxa e Rahovecit nisen 3 maune në javë me speca për në vendet e BE-së.
Shitjet janë rritur, thotë Edon Rexhepi, i cili është menaxher në këtë qendër grumbulluese. Sipas tij, diaspora kosovare e ka rritur kërkesën, raporton koha, përcjell Albinfo.ch.
Ky vit, sipas tij, ka qenë më i mirë se vitet e kaluara për eksportin e specave. Ai pret shitje të mëdha në tregun ndërkombëtar.
Jo shumë larg nga qendra grumbulluese, shitet speci që vjen nga prodhimi i brendshëm. Sipas tregtarëve të gjithë janë nga Kosova.
Megjithatë, kjo nuk vlen për tregun e Fushë-Kosovës, ku ka edhe speca të importuar.
Sidoqoftë, sipas tregtarit Osman Fejza, pozitën dominuese e mban speci vendor në kohën kur vjelja është në kulm.
Sipas Fejzës, vendi është i përshtatshëm për kultivim dhe mund të nxirren fitime të mira nga kjo kulturë.
Vendet e rajonit sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilecit, janë dominuese me këtë produkt në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, deri më 4 shtator janë pranuar aplikime për 1,586 hektarë të fermerëve për kulturën e specit. Përfituesit pritet të marrin nga 300 euro për hektar nëse i kultivojnë në fushë të hapur dhe nga 400 për ata në serra.
Kosova njihet si vend i specit. Por, gjatë këtij viti vendi e ka plotësuar kërkesën për këtë produkt vetëm për muajt korrik dhe gusht, ku vërehet edhe rënia e importit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor