Kosova

3010 raste aktive me Covid 19 në Kosovë

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 3010 raste aktive me Covid 19.

Gjithsejt nga ky virus janë shëruar 10.564 raste e kanë vdekur 563.

Raste e dalura dje si raste të reja janë nga këto komuna:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.